Kjo është pasuria e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Aktuale

Kjo është pasuria e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 13:10
Albulena Haxhiu

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsioni (AKK), ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve në Kosovë.

Pasurinë e ka deklaruar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas të dhënave të publikuar nga AKK, Haxhiu ka deklaruar një banesë e cila është në emër të bashkëshortit të saj, vlera e së cilës arrin 60 mijë euro, e po ashtu disa ari tokë, vlera e tyre është 15 mijë euro.

Te pasuria e luajtshme, Haxhiu ka deklaruar një veturë, e cila është e përbashkët me bashkëshortin e saj, vlera e së cilës arrin në 9 mijë e 700 euro.

Kurse, para të gatshme Haxhiu nuk ka deklaruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat