Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të bëhet sa më parë.
Ai është deklaruar pas takimit me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla me te cilën ka thënë se kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi që sipas tij duhet të ketë njohje reciproke.
“Rajoni është shumë i rëndësishëm për Austrinë. Sulmi i Rusisë ne Ukrainë është thirrje për të zgjuar BE-në për të trajtuar anëtarësimin”, tha ai.
Ai gjithashtu tha se duhet të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.