Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, duket se ka në qejf shumë veturat. Pasionin ndaj tyre e ka bërë publik edhe në deklarimin e pasurisë, ku në pronësi të tij janë 4 vetura, vlera totale e të cilave është afër 140 mijë euro.
Ai para të kursyera ka deklaruar se i ka 100 mijë euro.
Edhe kreditë ndaj bankave janë koxha të mëdha. 1 milionë euro është detyrimi ndaj bankave që ministri Latifi i mori për t’i blerë 3 shtëpi në Amerikë.
Ai ka deklaruar se ka tokë 215 ari në zonën kadastrale Graqanicë, investime të bëra gjatë viteve 2008-2012, me vlerë të sotme 1.5milion euro të cilat i ka blerë me kursime nga puna në SHBA dhe në Doha, Katar, dhe janë në emër të motrës së tij H.L./