Deputetja e LDK-së - Qeverisë Kurti: Dyfytyrësi e panjohur më parë në politikën tonë që nga paslufta

Aktuale

Deputetja e LDK-së - Qeverisë Kurti: Dyfytyrësi e panjohur më parë në politikën tonë që nga paslufta

Nga: A.SH Më: 14 qershor 2022 Në ora: 14:40
Deputetët e Kuvendit të Kosovës

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi ka reaguar pas miratimit të pagës minimale në Kosovë.

Sipas saj, VV u bë bashkë me Lista Srpska, për të votuar miratimin në parim të ligjit që përcakton pagën minimale, ku nuk u përfshinë veteranët e UÇK-së.

Postimi në Facebook:

E "pabesueshme"por e vërtetë:

Qeveria Kurti u pajtua me deputetët nga Lista Srpska, për votuar për miratimin në parim të ligjit që përcakton pagën minimale, ku nuk u përfshinë veteranët e UÇK-së.

E turpshme dhe kjo flet shumë për instrumentalizimin e skajshëm e të dikurshëm të nacionalizmit nga LVV, vetëm për të ardhur në pushtet, por jo edhe kur qeverisin të mbrojnë vlerat kombëtare.

Dyfytësi e panjohur më parë në politikën tonë që nga paslufta.

KREJT POR JO DREJT

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat