Deputetja e AAK-së: E turpshme deri ku ka arritur poshtërsia e pushtetit

Aktuale

Deputetja e AAK-së: E turpshme deri ku ka arritur poshtërsia e pushtetit

Nga: A.SH Më: 14 qershor 2022 Në ora: 14:51
Kuvendi i Kosovës

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi ka reaguar ndaj ndaj VV-së.

Ajo ka thënë se, bashkëpunimin i VV-së me Listën Serbe, është e turpshme, duke u bërë bashkë ata miratuan projektligjin që përcakton pagën minimale dhe përjashton kategorinë më të çmuar të vendit tonë, veteranët.

Postimi i plotë:

Skajshmërisht e turpshme deri ku ka arritur poshtërsia e pushtetit. Sot ky pushtet që ‘’refuzonte’’ bashkëpunimin me Listën Serbe, u bënë bashkë për të miratuar projektligjin që përcakton pagën minimale dhe përjashton kategorinë më të çmuar të vendit tonë, veteranët.

Në fakt, tashmë asgjë nuk është befasi nga kjo Qeveri. Befasi do të ishte nëse do të qëndronin në parimet e kauzat e premtuara para se të vinin në pushtet.

#marre

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat