Drejtori i Trustit, Adrian Zalli, ndonëse është ndër zyrtarët më të paguar në vend ende nuk ka shtëpi të vet, por jeton me qira.
Zalli ka deklaruar pagë vjetore prej rreth 50 mijë euro.
Ai i ka edhe 285 mijë euro para të gatshme në bankat kosovare dhe amerikane.
Është interesant fakti se tërheqjen e 10% të kursimeve në Trust, të cilën e kishte mundësuar Qeveria Hoti, e kishte shfrytëzuar edhe Zalli, me ç’rast hiç më pak se 16579 €, duke lënë të kuptohet se kontributet e tij në Trust kanë arritur vlerën e përgjithshme prej rreth 170 mijë euro.