Kusari-Lila: Projektligji për Pagën Minimale do të votohej edhe pa Listën Serbe

Aktuale

Kusari-Lila: Projektligji për Pagën Minimale do të votohej edhe pa Listën Serbe

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 15:36
Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në konferencën pas votimit të Projektligjit për Pagën Minimale, ka thënë se nuk kanë kërkuar vota nga Lista Serbe.

Ajo ka thënë se rezultati do të ishte i njëjtë dhe se do të votonin 62 deputetë.

“Sot është votuar dhe në votim kanë marrë pjesë 74 deputet. Si pozitë ka diskutuar vetëm me grupin multietnik. Nuk kemi kërkuar votë nga lista serbe. Sot qëndruan vetëm për t’i dhënë një hije të keqe një procesi për partinë që së pari guxim të jetë në sallë. Pa Listën Serbe rezultati do të ishte i njëjtë me 62 deputetë.

Të gjithë punëtorëve është rritur në 260 euro. Projektligji është miratuar në lexim të parë”, ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat