Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka gati gjysmë milioni pasuri të paluajtshme. Në deklarimin e fundit të pasurisë, ai ka deklaruar një shtëpi, një banesë dhe një shtëpizë pushimi.
Shtëpinë prej 340 metrash katror, Bislimi ka deklaruar se e ka blerë me kredi në vitin 2008 dhe vlerësohet se kushton 280 mijë euro.
Një banesë 65 metra katror e ka blerë në vitin 2013. Ajo tani vlerësohet se kushton 140 mijë euro.
Në vitin 2020, Bislimi deklaroi se e ka ndërtuar një shtëpizë pushimi në vlerë 20 mijë euro.
Besnik Bislimi posedon një veturë të tipit Nissan Qashqai që kushton 18 mijë euro. Bashkëshortja e tij, ndërkaq, e ka një Peugeot 107 që vlerësohet 2 mijë e 500 euro.
Bashkëshortja e zëvendëskryeministrit i mban në bankë 3,500 euro para të gatshme. Ndërsa Bislimi deklaron se në bankë i ka 930 euro.
52 mijë euro janë të hyrat vjetore të Bislimit, sipas deklarimit të pasurisë së tij në Anti-Korrupsion.
Gruaja e tij, ndërkaq, ka deklaruar se ka të hyra vjetore 3 mijë e 726 euro.



