Zhvendosja e Sunny Hill, Latifi: Prishtina po merr formën e një qyteti provincial

Aktuale

Zhvendosja e Sunny Hill, Latifi: Prishtina po merr formën e një qyteti provincial

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 20:50
Profesori Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi, thotë se Prishtina po merr formën e një qyteti provincial, ku asgjë e rëndësishme nuk ndodh. Kjo deklaratë e tij vjen, pas anulimit të festivalit Sunny Hill në Prishtinë. Festivali do të mbahet në të njëjtën kohë në Tiranë.

“Prishtina përditë e ma shumë po merr formën e një qyteti provincial, ku asgjë e rëndësishme nuk ndodhë. Aq më pak në fushën e kulturës”, shkruan Latifi në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkohë, ai ka fjalë të mira për Tiranën.

“Zhvendosja e Sunny Hill nga Prishtina në Tiranë është simptomë e një fenomeni ma të thellë: derisa Tirana me hapa të shpejtë po shndërrohet në një metropol europian”, thotë Latifi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat