Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas lajmit për anulimin e Festivalit Sunny Hill.
Haziri në një postim në Facebook shkruan se është e drejtë e Komunës që ta jap në shfrytëzim tokën për një festival si Sunny Hill.
Ai ka ka ftuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën që ta mbrojë festivalin që të bëjnë përpjekje për mundësimin e mbajtjes së festivalit në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Është e drejtë e Komunës me e dhënë tokën në shfrytëzim për një Festival qysh është Sunny Hill.
Po ashtu, është e drejtë e Komunës dhe detyrë me e mbrojtë Sunny Hillin, me e mbajtë në vendlindje.
Hajde Përparim, na prijë, krejtve na ki mbrapa kësaj pune. Besoj edhe krejt elitën kulturore të Prishtinës.
Është mëkat me e lëshu me ik prej Prishtinës kjo vlerë, me përmasa ndërkombëtare!