Faton Peci, Memli Krasniqi e Behgjet Pacolli në mesin e zyrtarëve që do t’u kontrollohet pasuria nga AKK-ja

Aktuale

Faton Peci, Memli Krasniqi e Behgjet Pacolli në mesin e zyrtarëve që do t’u kontrollohet pasuria nga AKK-ja

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 09:57
Agjencia Kundër Korrupsionit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh deputet i Kuvendit, Memli Krasniqi, kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe njëherësh deputet, Behgjet Pacolli, janë në mesin e zyrtarëve publikë që do t’i hetohet pasuria nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Këta emra janë përzgjedhur në hedhjen e shortit që AKK-ja ka bërë të mërkurën për të hetuar pasurinë e tërësishme të 20 për qind të zyrtarëve që e kanë deklaruar atë.

Emra të tjerë të përzgjedhur kanë qenë: Avdullah Berisha drejtor i Trepçës, Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë, Hajdar Beqa, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Fitore Pacolli, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Valbona Disha-Haxhosaj, prokurore në Prokurorinë e Shtetit, Kastriot Memaj, prokuror në Prokurorinë e Shtetit, Igor Simic, deputet.

Pasuria do t’u hetohet edhe disa prokurorëve të tjerë, këshilltarëve komunalë, gjyqtarëve, drejtorëve komunalë, etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat