​Hedhja e shortit nga AKK-ja, ja cilëve zyrtarë të lartë do t’u kontrollohet pasuria

Aktuale

​Hedhja e shortit nga AKK-ja, ja cilëve zyrtarë të lartë do t’u kontrollohet pasuria

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 10:53
Agjencia Kundër Korrupsionit

Agjencia Kundër Korrupsionit, sot ka hedhur shortin për kontrollin e plotë të pasurisë për përzgjedhjen e 20% të zyrtarëve që janë subjekte të deklarimit vjetor të pasurisë, që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Numri i përzgjedhur ishte 9.

Në listën e përzgjedhur u panë edhe emrat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministres, Emilija Rexhepi, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ministit të Pylltarriaë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecit.

Gjatë shortit që është hedhur të mërkurën nga Agjencia Kundër Korrupsion, në mesin e zyrtarëve që do t’i kontrollohet pasuria janë edhe Valdete Daka, Avni Dehari, Shqir Totaj, Hajdar Beqa, Bedri Hamza, Florian Dushi, Blerim Sallahu, Besim Kelmendi, Safet Hoxha, Igor Simiq, Ilir Dugolli, Arben Gashi, Memli Krasniqi, Beqir Kalludra, Bardh Rugova, Jetish Maloku, Erxhan Galushi, Behxhet Pacolli, Jeta Statovci, Hydajet Hyseni, Blerim Isufaj e të tjerë.

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj tha se ligji i obligon te jenë të hapur dhe transparent. Sipas tij, procesi i deklarimit ka shkuar shumë mirë dhe nuk ka pasur shumë zyrtar që nuk e kanë deklaruar pasurinë apo që me vonesë e kanë deklaruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat