Nesër në Kuvendin e Kosovës pritet të të votohet ligjin për Trustin.
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ata që po mundohen të na tregojnë që Trusti është për pleqëri, e kanë shumë gabim dhe logjika me i thënë jo secilit propozim të opozitës pa e dhënë asnjë arsyetim, është pazotësi
Postimi në Facebook:
Nesër, në Kuvend e kemi për votim Ligjin për Trustin. I kam dy porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës:
1. Ata që po mundohen të na tregojnë që Trusti është për pleqëri, e kanë shumë gabim, sepse kjo është e ditur. Ne, hallin e kemi se si këta njerëz ta mbërrijnë pleqërinë në mungesë të dorës së shtetit në këtë situatë krize.
Kontributdhënësit po i kërkojnë t’i marrin një pjesë të kursimeve të tyre për t’i zgjidhur disa probleme jetike që i kanë në këtë gjendje të jashtëzakonshme.
2. Logjika me i thënë jo secilit propozim të opozitës pa e dhënë asnjë arsyetim, është pazotësi, është ikje e përgjegjësisë dhe mbi të gjitha është mungesë e guximit për të marrë një vendim.
Nesër të gjithë deputetët duhet ta votojnë Ligjin për Trustin!