Pula: Vizitat e ndërkombëtarëve nënkuptojnë kthimin e vëmendjes së BE-së ndaj Kosovës

Aktuale

Pula: Vizitat e ndërkombëtarëve nënkuptojnë kthimin e vëmendjes së BE-së ndaj Kosovës

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 18:06
Shqiprim Pula

Vizitat e kancelarit gjerman, ministrit të Jashtëm austriak, si dhe ajo e Presidentit të Këshillit Evropian në Kosovë nënkuptojnë se tashmë është rikthyer vëmendja e institucioneve ndërkombëtare kah shteti ynë.

Kështu ka vlerësuar Shqiprim Pula, njohës i politikës së jashtme.

Sipas tij, kësaj vëmendje i kanë kontribuuar proceset zgjedhore që kanë ndodhur në Kosovë por edhe mungesa e vullnetit politik për disa çështje me rëndësi për vendin.

“Por kemi dhe vizitat që kanë ndodhur dhe do të ndodhin edhe më tej nga ana e përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE siç ishte e kancelarit gjerman, ministrit të jashtëm austriak, kështu me radhë nënkupton që Kosovës i është rikthyer vëmendja për faktin se kemi mjaftueshëm tema që kanë mbetur pezull proceset që janë neglizhuar herë me qëllim dhe pa qëllim dhe kësaj i kanë kontribuuar faktorë tjerë, procese zgjedhore. Pastaj mungesa e vullnetit politik në të shumtën e rasteve ka dhënë efektin e saj për mosarritjen e shumë zgjidhjeve në tema të caktuara por edhe në ato që është menduar që ka arritë një zgjidhje nuk ka pasur rezultate të mjaftueshme për jetësimin e tyre”, shtoi ai.

Po ashtu, Pula theksoi se rol të madh në kthimin e vëmendjes kah Kosova dhe rajoni kanë luajtur edhe shtete tjera anëtare të Unionit me fuqi të madhe politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat