Miftaraj: Më shumë kemi të dokumentuara dënime të shqiptarëve për krime në Kosovë sesa të serbëve

Aktuale

Miftaraj: Më shumë kemi të dokumentuara dënime të shqiptarëve për krime në Kosovë sesa të serbëve

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 21:51
Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë se sipas një hulumtimi të bërë thuhet se për krimet e luftës në Kosovë, më shumë ka shqiptarë të dënuar dhe të ndjekur penalisht sesa serbë.

Sipas tij, nëse shikohen dokumentet e Republikës së Kosovës del që krimet të luftës nuk ka kryer Serbia, por kanë kryer shqiptarët. Kjo për shkak të mungesës së hetimeve për krimet e luftës të kryera nga Serbia.

“Në bazë të një raporti që ne e kemi bërë si Institut i Kosovës për Drejtësi, sot nëse një akademik apo profesor kudo në botë, vjen dhe e bën një analizë për krimet e luftës në Kosovë, me dokumente të Republikës së Kosovës, i del që krimet të luftës nuk ka kryer Serbia, por kanë kryer shqiptarët. Pra, më shumë kemi persona të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar shqiptarë të cilët kanë kryer krime luftë në Kosovë, sesa serbë”, tha ai.

E për këtë çështje, Miftaraj thotë se barrën kryesore e ka PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

Sipas tij, këto parti që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e kanë harruar luftën dhe obligimet e tyre ndërkombëtare ndaj viktimave të krimeve të luftës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat