Marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë nuk arrihet vetëm me vullnetin e të dyja palëve, por, me çdo kusht duhet të ketë më shumë presion nga faktorët ndërkombëtarë ndaj Serbisë. Kështu tha në Tëvë1 profesori universitar, Arben Fetoshi.
Sipas tij, Bashkësia Ndërkombëtare mund të ketë zgjidhje në mënyrë që kjo çështje të përmbyllet.
“Marrëveshja finale nuk arrihet me vullnetin dhe me përpjekjen e dy palëve pavarësisht sa do të jetë ajo. Marrëveshja finale kërkon me çdo kusht rritjen e presionit të faktorëve ndërkombëtar me Beogradin. Bashkësia Ndërkombëtare ka instrumente të ndryshme që ta rrisë presionin te Beogradi në mënyrë që kjo çështje të përmbyllet”, tha ai në emisionin Këndi i Debatit.
Tutje, Fetoshi shtoi se dialogu ka mbajtur dhe po vazhdon t’i mbajë peng shumë procese të rëndësishme në Republikën e Kosovës.