Policia bën parapërgatitje për protestën e nesërme të OVL-UÇK-së

Aktuale

Policia bën parapërgatitje për protestën e nesërme të OVL-UÇK-së

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Deri pak momente më herët, pjesëtarë të policisë kanë bërë parapërgatitjet për protestën e nesërme të paralajmëruar nga organizata OVL-UÇK.

Pjesëtarë të OVL-UÇK-së, të cilët u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve të marrin pjesë, pikëtakim për protestë kanë objektin e Qeverisë.

Situata për momentin është e zakonshme, e qetë dhe stabile, por se nuk dihet se si do të jetë nesër nga ora 09:30, pasi protesta e 6 qershorit nuk kaloi pa incidente.

Policia u ka bërë thirrje protestuesve që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe demokratike.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat