Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se i duket e dyshimtë lëvizja nga Prishtina në Tiranë e festivalit ndërkombëtar të muzikës “Sunny Hill”.
“17 hektarë tokë në Bërnicë vlejnë 30-40 milionë dhe nëse këndej bëhet fjalë për një investim 7 milionësh, nuk është proporcionale, dhe era i vjen korrupsion”, është shprehur ai.
“Është mirë që të përmendet emri i Kosovës në arenën ndërkombëtare, por sa është çmimi i kësaj? 17 hektarë mund të jepen për një fabrikë – investim më të rëndësishëm. Më duket çështje korruptive që lëvizet vetëm si mundësi, jo diçka tjetër”.
Spahiu ka theksuar se pas zhvendosjes në Tiranë të festivalit, nuk duhet të përmendet patriotizmi dhe as të lidhet me ngjarjen.