Basha: Zhvendosjen e festivalit nga Prishtina në Tiranë e ka sjellë Dukagjin Lipa, s‘lidhet dashnia për vendin me pare e toka

Aktuale

Basha: Zhvendosjen e festivalit nga Prishtina në Tiranë e ka sjellë Dukagjin Lipa, s‘lidhet dashnia për vendin me pare e toka

Nga: A.SH Më: 16 qershor 2022 Në ora: 00:41
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar rreth çështjes së zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

Ai ka thënë se zhvendosjen nga Prishtina në Tiranë e ka bërë Dukagjin Lipa.

“Për më tepër, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka pranuar kërkesën me 16 maj, dhe ka kërkuar dokumente shtesë sepse nuk e ka pasur dosjen e kompletuar, por që nuk i ka pranuar, dhe dje, pa u bë as një muaj Dukagjin Lipa veq doli duke treguar që ka një marrëveshje me Tiranën”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi në Facebook:

Nëse festivali Sunny Hill është duke u mbajtur me një hapësirë që e ka alokuar Tirana vetëm për shfrytëzim, pse atëherë nuk u pranua shfrytëzimi i hapësirës nga Prishtina siç ka ndodh më parë, por me ne lidhet vetëm me dhënie të pronës?

Nuk lidhet bre dashnia për vendin gjithmonë me pare dhe me toka!

Tjetra, zhvendosjen nga Prishtina në Tiranë e ka sjell Dukagjin Lipa, jo Qeveria, dhe rrjedhimisht përgjegjësinë që të rinjtë tanë nuk janë pjesë e festivalit e mbanë pra kompania e Dukagjin Lipës, jo Ministri Krasniqi.

Për më tepër, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka pranuar kërkesën me 16 maj, dhe ka kërkuar dokumente shtesë sepse nuk e ka pasur dosjen e kompletuar, por që nuk i ka pranuar, dhe dje, pa u bë as një muaj Dukagjin Lipa veq doli duke treguar që ka një marrëveshje me Tiranën.

E fundit, Dua është krenaria e Kosovës dhe mburremi që ajo ka arritur majat e muzikës botërore, dhe nuk ka zhvillim që e ndalon dashninë tonë për të, qysh edhe nuk e ndalon dashninë e saj për vendin e saj, që edhe presim t’i kthehet si bijë e saj që është 🙂

Ka vetëm një Sunny Hill, e ai është Bregu i Diellit në Prishtinë 🙂

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat