Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se sot bashkënjen me Policinë e Kosovës, e cila do të kujdeset për mbarvajtjen e protestës së veteranëve, shkruan Bota Sot.
Musliu ka thënë se sot Policia nga e gjithë Kosova ka zbarkuar në Prishtinë e një numër i tyre janë edhe veteranë të UÇK-së.
Për këtë arsye, ajo apeloi tek veteranët protestues që të jenë të kujdesshëm ndaj policëve.
Postimi i plotë:
Sa me veteranet sot bashkë ndjejë edhe me Policinë e Kosovës.
Nga e gjithë Kosova Policia kane zbarkuar para Kuvendit të Kosovës, një numër nga ta vet janë veteran të UÇK-se.
Të ngarkuar me jelek, helmeta e mbrojtëse xhami ata sot do të përballen me vetveten e tyre.
Apeloje tek veteranet të jene te kujdesshëm ndaj policisë. Ata sot po e kryejnë detyrën ndaj Shtetit, Shtetit për të cilin ju veteranet bashkë me shumë veteran tani Policë ishit të gatshëm me vdeke.
Kuvendi dhe Qeveria duhet të reflektojnë!
Kosova nuk e meriton të trajtohet kështu!