​Klinaku: Disa persona nga Kuvendi po provokojnë situatën, policia të marrë masa

Aktuale

​Klinaku: Disa persona nga Kuvendi po provokojnë situatën, policia të marrë masa

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 10:04
Pamje nga protesta e veteranëve

Derisa mijëra protestues po qëndrojnë para ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë, sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të marrë masa sepse sipas tij, nga dritaret e Kuvendit po shihen persona që po e provokojnë situatën.

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës po protestojnë para Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligji për rritjen e pagës minimale por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre.

Të martën Kuvendi i Kosovës miratoi në parim, me 68 vota për, projektligjin që përcakton pagën minimale. Për kalimin e këtij projektligji ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe, ndërsa komunitetet e tjera joshumicë abstenuan. Projektligji është kundërshtuar nga opozita, e cila nuk mori pjesë në votim.

Për këto organizata, deputetët me miratimin e këtij projektligji kanë vepruar kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat