Deputetët e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, janë solidarizuar me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbajnë protestë gjithëpopullore në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.
Opozitarët kanë goditur me grushte tavolinat duke pamundësuar fillimin e seancës plenare.
Ndryshe, në rend dite të kësaj seance është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës.
Ligj i cili mundëson tërheqjen e 30 për qind të kursimeve nga Trusti.