Abelard Tahiri heq mikrofonin e foltores, deputetët e opozitës mblidhen te Konjufca

Aktuale

Abelard Tahiri heq mikrofonin e foltores, deputetët e opozitës mblidhen te Konjufca

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri e ka hequr nga vendi mikrofonin e foltores së Kuvendit të Kosovës teksa deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu po e merrte fjalën. 

Deputetët e PDK-së dhe ata të AAK-së, janë mbledhur para foltores dhe po e pamundësojnë mbajtjen e seancës.

Ata paralajmëruan se nuk do ta lënë mbajtjen e saencës së Kuvendit derisa veteranët po protestojnë jashtë.

Pas kësaj situate, Konjufca i ka ftuar kryetarët e Grupeve Parlamentare për të diskutuar mbi vazhdimin e seancës.

Ndërkaq protesta jashtë Kuvendit e veteranëve të luftës po vazhdon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat