Seanca e Kuvendit ka nisur me përplasje ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës. Në deklarimet jashtë rendit të ditës i pari foli deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi, shkruan "Bota sot".
Ai bëri një urim me rastin e ditëve të çlirimit që shënohen në Kosovë, në muajin qershor.
Përkujtoi sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri.
Në fund të fjalimit të tij iu drejtura deputetit të AAK-së dhe ish kryeministrit Ramush Haradinaj duke i thënë që nuk ia kanë borxh që të shahen me nënë.
“Po u drejtohem kolegëve që po na drejtohen me fjalën “marre”, nuk ua kam borxh unë as askush nuk e kemi borxh që ta fyejmë njëri tjetrin
Ramush, nuk ia kemi borxh, nuk do të dëshiroja Ramushi të shanë, të na shanë edhe me nanë, por e kemi sikur zotëriu këti kryetari i këtij grupi që na ka sha me nënë e babë. Por, na kanë thënë i shami të shanë”, ka thënë Krasniqi.