Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në 13:00.
Ky pushim vjen pasi opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, dhe për shkak të kësaj, kryekuvendari Glauk Konjufca bashkë me shefat e grupeve parlamentare kanë mbajtur mbledhje.
Konjufca tha seanca do të vazhdojë pas pauzës.
Kujtojmë se në oborrin e kuvendit janë duke protestuar veteranët e luftës për mospërfshirjen në ligjin për pagën minimale.