Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj ka reaguar në lidhje me protestën e veteranëve të luftës dhe bojkotin e seancës plenare nga partitë opozitare.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook u shpreh se këto protesta kanë për qëllim të vetëm rrëzimin e qeverisë Kurti dhe jo ndryshimin e projektligjit për pagën minimale.
“Qëllimi i protestave është rrëzimi i qeverisë Kurti II, ashtu siç bënë edhe me qeverinë Kurti I, por tani fatkeqësisht nuk e kanë Thaçin, Mustafën dhe Grenellin nga Amerika me ju ardhë në ndihmë.
Rrëzimin i qeverisë Kurti e dëshiron edhe Serbia me Vuçiqin në krye sepse Kurti nuk po e lejon atë se çka do me marrë ng Kosova, siç ishin të gatshëm ta bëjnë liderët e mëparshëm të korruptuar dhe të shantazhuar”, shkroi Maxharraj, përcjell “Bota sot”
Postimi i plotë
Protesta e instrumentalizuar mirë.
Në protestën e sotme u pa një skenar mirë i përgatitur midis PRONTO mafisë brenda Kuvendit në krye me Abelard Tahirin dhe veteranëve mashtrues në protesta.
Prapavija e protestave nuk është projektligji i pagës minimale, sepse këta veteranë për dy dekada nuk protestuan për pagat e tyre, por janë të instrumentalizuar nga ata që duhet të japin llogari për keqpërdorimet, korrupsionet dhe hajnitë e tyre për dekada.
Qëllimi i protestave është rrëzimi i qeverisë Kurti II, ashtu siç bënë edhe me qeverinë Kurti I, por tani fatkeqësisht nuk e kanë Thaçin, Mustafën dhe Grenellin nga Amerika me ju ardhë në ndihmë.
Rrëzimin i qeverisë Kurti e dëshiron edhe Serbia me Vuçiqin në krye sepse Kurti nuk po e lejon atë se çka do me marrë ng Kosova, siç ishin të gatshëm ta bëjnë liderët e mëparshëm të korruptuar dhe të shantazhuar.