Bekë Berisha i drejtohet deputetit të VV-së: Ti rri trus qaty

Aktuale

Bekë Berisha i drejtohet deputetit të VV-së: Ti rri trus qaty

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 14:14
Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka pasur replika të ashpër me një nga deputetët e Vetëvendosjes.

Ai iu është drejtuar deputetit që nuk dihet cili ishte me fjalët: “ti rri trus qaty”.

“E para askush prej neve nuk i ndan veteranët në të rrejshëm e të parrejshëm. Edhe nuk mendoj që ka fryrje të listave. Janë 30 e dicka mijë me pagë. E janë 60 mijë krejt. Ky problem është krijuar kështu, është bërë politik. Kryeministri Albin Kurti pat provu me marrë votë me bashkim kombëtar”, ka thënë Berisha.

“Ti Murati kush je ti me na kallëxu neve kush i rrejshëm kush i parrejshëm. Mos më pengo. Rri se jam tu fol përnime. Rri trus. Kush je ti me kallëxu”, u shpreh Bekë Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat