Kurti replikon me Berishën: Nëse do të...

Aktuale

Kurti replikon me Berishën: Nëse do të...

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 14:32
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka replikuar me deputetin e AAK-së, Bekë Berisha, i cili tha se tha se “në 89-ten mija studentë në protesta thoshin tri herë poshtë Millosheviqi, e mixha i njërit këtu që s’po ia përmendi emrin thoshte një herë poshtë Millosheviqi, e tri herë poshtë ai që s’po ia përmendi emrin”.

Kurti tha se shumica dërmuese e popullit të Kosovës ka qenë kundër Jugosllavisë e Serbisë, por sipas tij, për ta kritikuar atë, deputeti Berisha po shpif për të e popullin e Kosovës.

“Nuk ka çka të duhet kjo. Sapo e ofendove popullin. Shumica dërmuese gjithmonë kanë qenë kundër Serbisë dhe Jugosllavisë. Mos e ofendo as popullin e as mua”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti tha se oferta për takim me veteranët është konkrete dhe në rast se duan ta kritikojnë, atëherë le të thirret seanca për këtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat