Zjarr në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

Aktuale

Zjarr në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 14:35
Qendrën e Studentëve në Prishtinë

Një zjarr ka ndodhur gjatë ditës së enjte në hapsirat e konviktit numër pesë,  në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Lajmin e konfirmoi drejtori i përgjithshëm i QS-së, Fatmir Sfishta.

Ai tha se në konviktin numër pesë ka ndodhur një zjarr, përkatësisht në bodrumin e këtij konvikti.

Sfishta deklaroi po ashtu se zjarri ka arritur të shuhet dhe dëmet nga i njëjti janë shënuar vetëm si dëme materiale.

“Ka ndodhë një zjarr në një bodrum, të konviktit numër pesë, dëme material ka shumë pak, kurse nuk bëhet fjalë për dëme në njerëz. Kurse tani prej ekspertëve po e presim analizën dhe shkaqet se prej nga është shkaktuar ai zjarr”, tha ai.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat