Franca e konfirmon se më 23 qershor do të diskutohet liberalizimi i vizave

Aktuale

Franca e konfirmon se më 23 qershor do të diskutohet liberalizimi i vizave

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Ministria e Jashtme e Francës e ka konfirmuar se më 23 qershor në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, do të diskutohet liberalizimi i vizave.

Kjo ministri në një përgjigje thekson çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të diskutohet në takimin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më 23 qershor në Bruksel.

MPJ e Francës në faqen zyrtare të saj ka publikuar një pyetje, në të cilën thuhet se Kosova po e fajëson Francën se po e ngadalëson këtë proces.

“Pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Europian, kosovarët nuk kanë viza Shengen. Sipas Prishtinës, Franca është një nga vendet që po e ngadalëson procesin. Pse është kështu? A do të trajtohet kjo temë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor?”, është pyetja që parashtrohet.

“Takimi i 23 qershorit i liderëve nga Bashkimi Europian me atë të Ballkanit Perëndimor do të jetë një shansë për të diskutuar mundësinë që vendet në rajon të përmbushin perspektivën e tyre evropiane dhe temat e tjera. Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, kjo është pjesë e një udhërrëfyesi që është miratuar nga Bashkimi Evropian, i cili përfshin një sërë kushtesh që duhet të përmbushen në afat të gjatë”.

Përgjigjen e gjeni KETU

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat