I arrestuari për 45 kg kokainë që u gjetën në kontejnerin e mishit është djali i Remzi Ferizit, njërit nga pronarët e “Apetit Group”

Aktuale

I arrestuari për 45 kg kokainë që u gjetën në kontejnerin e mishit është djali i Remzi Ferizit, njërit nga pronarët e “Apetit Group”

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 16:56
Arben Ferizi

Janë vënë në pranga dy persona pasi ne kontejnerin e mishit të mishtores së njohur në Kosovë, “Apetit Group” u kapën 45.5kg kokainë që vinte nga Brazili dhe për destinacion kishte Mqedoninë e Veriut.

Dy të arrestuarit janë administratori i “Apetit Group” Arben Ferizi dhe agjenti doganor në Portin e Durrësit, Egert Vargu.

Veriu.info mëson se i arrestuari Arben Ferizi, është djali i Remzi Ferizit, njërit prej pronarëve të Apetit Group.

Sasia e kokainës vinte tranzit nga Brazili për në Maqedoninë e Veriut, dhe siç njoftohet u kap falë informacioneve që dispononte Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Kontejneri ku ndodhej lënda narkotike ishte i mbushur me mish pule. Si rezultat i kontrollit të kryer, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë.

Policia njofton se vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar që fshihen pas ngarkesës me lëndë narkotike.

Kjo është sasia e dytë e drogës që sekuestrohet nga Policia e Durrësit në port në harkun kohor të një muaji pasi më 17 maj një tjetër ngarkesë prej 59 kg kokainë u kap në një kontejner me qymyr që vinte nga Ekuadori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat