Aeroporti “Adem Jashari” ka dalë me njoftim se alarmi për bombë ishte i rrejshëm.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.
Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm”, thuhet në njoftimin e aeroportit.
“ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, thuhet tutje në njoftim.