Anëtarët e Partisë Socialdemokrate janë liruar rreth dy orë pas arrestimit që iu bë nga Policia e Kosovës, ditën e sotme.
Në protestën e sotme të veteranëve të UÇK-së, është arrestuat edhe lideri PSD-së, Dardan Molliqaj.
Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka thënë se janë arrestuar brutalisht.
“Kjo është fytyra e Qeverisë Kurti. Na arrestuan brutalisht për të treguar forcë, e na liruan pas 2 orësh sepse arrestimi ishte joligjor. Arbitrariteti i mendësisë totalitare nuk është ndryshe”, ka shkruar ai në Facebook.