Kryetari I Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk do të takohet sot me krerët e ish UÇK-së në Hagë, që po mbahen të paraburgosur nga Gjykata Speciale.
Në fakt, kryeparlamentari Glauk Konjufca udhëton sot drejt Hagës, por pritet që nesër (e shtunë) të takohet me ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Para vizitës atje, Konjufca ka thënë se Gjykata Speciale po i shkel të drejtat e krerëve të UÇK-së dhe se të gjitha këto çështje do t’i diskutojë edhe me ta.
Muaj më parë në Hagë qëndroi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, por ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli nuk pranuan të takohen me të.