Mehaj takon ish-ministrin gjerman të mbrojtjes, diskutuan për zhvillimet në mjedisin e sigurisë

Aktuale

Mehaj takon ish-ministrin gjerman të mbrojtjes, diskutuan për zhvillimet në mjedisin e sigurisë

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 11:02
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ish-Ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping.

Sot pata kënaqësinë të pres në zyren time ish-Ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping, g

jatë periudhë së luftës në Kosovë më 1999, për t’i shprehur edhe njjëherë falënderimin e madh dhe mirënjohjen e thellë për përkrahjen e fuqishme të intervenimit të NATO-s në kauzën tonë të lirisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministri Mehaj bëri të ditur se me ish-Ministri Scharping diskutuan për zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë, si dhe për proceset zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke theksuar mbështetjen nga Gjermania, Ministria e Mbrojtjes dhe forcat e saj të armatosura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat