“E more Ramë këmbëgjati”/ Profesori shqiptar nga Maqedonia: Nuri i Vjosa Osmanit aq të digjte sa që mbete i vetmuar në Greqi!

Aktuale

“E more Ramë këmbëgjati”/ Profesori shqiptar nga Maqedonia: Nuri i Vjosa Osmanit aq të digjte sa që mbete i vetmuar në Greqi!

Nga: N. Sh. Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:37
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Profesori shqiptar nga Maqedonia, Sulejman Mehazi e ka komentuar përsëri takimin e Vjosa Osmanit me Edi Ramën dhe liderët e tjerë të ballkanit të mbajtur në Greqi.

Mehazi thotë se, në atë takim është pa qartë se kryeministri Edi Ramës i pengonte nuri i presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit sa që nuk nuk i afrohej.

Mehazi shkruan se, prezenca e Osmanit në sallë e hudhi Ramën në skaj të sallës ku mbahej takimi.

Reagimi i plotë:

Sa qartë, hapur e bukur vërehej inferioriteti politikë e intelektual i Edi Ramës ndaj Vjosa Osmanit në Greqi, aq sa nuri shkëlqyes i Vjosa Osmanit i pengonte Ramës t'i afrohej afër presidentes së Kosovës.

Diplomacia e sotme botërore kërkon performancë politike e jo performancë adidaskash.

E more Ramë këmbëgjati lehtë është të bëni egzibicione politike komike me Kovaçevskin e RMV-së, nuri superior i Osmanit aq të digjte sa që mbete i vetmuar para diplomatëve të tjerë në Greqi. Sikurse uji i Adriatikut tuaj që hudh llomet në breg, poashtu prezenca e presidentes së Kosovë në sallë të hudhi në skaj tē sallës.

S.M.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat