Deklarimet se mund të bjerë qeveria, flet deputetja e Listës Guxo: Koalicioni është stabil

Aktuale

Deklarimet se mund të bjerë qeveria, flet deputetja e Listës Guxo: Koalicioni është stabil

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 17:07
Jeta Statovci

Koalicioni në mes të Guxo dhe Vetëvendosjes është stabil.

Kështu shprehet Jeta Statovci e cila është deputete e Vetëvendosjes nga Lista Guxo, e cila thënë se në grupin e tyre parlamentar ka diversitet në mendime.

Ajo në emisionin PORTOFOL, e ka thënë këtë pas qëndrimit kundër të deputetit Fatmir Humolli, për rastin e mospërfshirjes të veteranëve të luftës në projektligjin për Pagën Minimale.

“Për deputetin është çështje sensitive, por dje e patëm prezent. Secili nga ne kemi mendime por gjejmë konsensus dhe e tejkalojmë vetveten”.

“Si grup parlamentar jemi divers. Koalicioni është stabil. Është koalicion i madh dhe stabil”.

“Kemi kryer disa punë që janë sensitive e të cilat nuk janë trajtuar për vite me radhë. Ato tani po jetësohen”.

Sa i përket stabilitetit të koalicioni, ajo është përgjigjur pas qëndrimit të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi se ky bashkëpunim Guxo-LVV, nuk do të shkojë deri në fund të mandatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat