Mesazhi i Scholzit për njohjen e Kosovës, ish-ministri gjerman: Ja nga çfarë u befasua Vuçiqi

Aktuale

Mesazhi i Scholzit për njohjen e Kosovës, ish-ministri gjerman: Ja nga çfarë u befasua Vuçiqi

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 18:35
Ish-ministri i Mbrojtjes gjermane, Rudolf Scharping

Ish-ministri i Mbrojtjes gjermane, Rudolf Scharping, thotë se mesazhi i Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë vizitës në Ballkanin Perëndimor, ishte i qartë – se Serbia nuk mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

“Unë do të argumentoja se ndonëse Serbia është duke u parë dhe duke vepruar si aleat i Rusisë, Serbia është shtet që duhet të marrë një mesazh shumë të qartë dhe kancelari gjerman e dha këtë mesazh, në mënyrë shumë të qartë, se nëse ju nuk e respektoni dhe njihni Kosovën si shtet të pavarur, atëherë nuk keni shans të bëheni anëtar i Bashkimit Evropian dhe të bashkëpunoni para se të bëheni anëtar, të bashkëpunoni më afër me Bashkimin Evropian”

“Po, ky ishte një mesazh shumë i qartë që largon çdo paqartësi dhe unë e mbështes shumë”, thotë Scharping.

Scharping në Info Magazine në Klan Kosova foli edhe për reagimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas këtij deklarimi të Scholzit.

“Ajo për të cilën mendoj se u befasua Vuçiq ishte formulimi i qartë dhe publik, nuk e besoj se është befasuar nga përmbajtja e mesazhit, por nga formulimi, mesazhi i është dhënë atij, ndoshta, nuk e di, nuk ka kuptim që ne të spekulojmë tash”.

“Mesazhi ishte i qartë dhe ne tash duhet të gjejmë çështjet praktike hap pas hapi dhe e di se ka shumë propozime në tavolinë për të gjetur një mënyrë, siç kemi bërë me Gjermaninë në fund të viteve të 60-ta dhe në fillim të viteve 70-ta, të arrihet një marrëveshje hap pas hapi përmes uljes së tensioneve dhe duke e bërë jetën e përditshme të qytetarëve, për të cilët jemi duke punuar më të mirë se që ishte më parë” thotë Scharping.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat