Flet vëllai i Donjeta Pajazitajt pas seancës së sotme gjyqësore: Shpresoj që dënimi të jetë sikur herën e kaluar

Aktuale

Flet vëllai i Donjeta Pajazitajt pas seancës së sotme gjyqësore: Shpresoj që dënimi të jetë sikur herën e kaluar

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 21:35
Shkëlqim Pajazitaj

Shkëlqim Pajazitaj, vëllait të Donjeta Pajazitajt, e cila u gjend pa shenja jete në bjeshkët e Strellcit të Deçanit, ka thënë se ai shpreson se dënimi ndaj të akuzuarit Naser Pajazitaj, të jetë sikur herën e kaluar.

Tutje, ai ka thënë se, avokati Ahmet Tahiri, kohë më parë ka deklaruar se nëse gjendet një video ku i akuzuari N.P, shihet duke gjuajtur me armë, atëherë ai nuk do ta mbrojë më.

“Sa i përket shiqimit të kamerave për ditën e sotme… po shpresojmë se ka me kanë për të akuzumin dënim sikur herën e kalume. Nuk e di pse avokati po e zhagit kaq shumë rastin ose diçka… Na shumë mirë po e kuptojna pozitën e tij si avokat edhe rolin që ai e lun. Por njeri duhet me u nisë pikë së pari.. të kish qitë vetën, t’ish kanë Donjeta një fëmijë i tij, ose diçka. Mundet nesër masnesër, mundet me i ndodhë edhe atij edhe gjithë se cilit. Unë edhe në një emision televiziv tek gazetari Drin Ejupi, kena pas ballafaqim me avokatin Ahmet Tahiri, në atë emision avokati Tahiri ka thanë se nëse del një video se Naseri shihet tu gjuajt me një armë, unë ka me hjek dorë prej mbrojtjes së tij. Ato video janë dalë, dhe unë nuk e di për shembull ai pse hala po vazhdon me bë mbrojtjen e tijna”, ka thënë Shkëlqimi.

Më tej, ai shton se, prokuroria i ka kërkuar të akuzuarit që ta dorëzojë armën në mënyrë që ta bëj ekzaminimin, gjë për cilën, Shkëlqimi shton se sipas tij, nëse Naseri do të ishte i pafajshëm atëherë ai do ta ofronte armën.

“Në ato video… prokuroria i ka kërkuar të akuzuarit, i ka thënë ma jep ti këtë armë të ia bëj ekzaminimin. Nëse kjo armë nuk përputhet me plumbat që janë gjet  tek vendi i ngjarjes ku u kanë trupi i Donjetës, atëherë ti ki me kanë i lirë. Sikur të ish Naseri i pafajshëm ose diçka ai menjëherë e kish ofru atë armë edhe mëzi s’kish prit me pa lirimin e tij. Qysh i pamë edhe sot kamerat, e kena edhe deklaratën e vajzës së tij, në fillim ka thënë unë jam kanë me vajzën teme. Policia prej Peje janë shku në Strellc, e kanë marrë në pyetje vajzën e tij. I kanë thanë a je kanë ti në ditën kritike me babën tan. Ka thanë jo, unë që 20 vjet i bana.. edhe atë ditë nuk kam dalë prej shpie hiç edhe që 20 vjet nuk jam kanë në bjeshkë. A mundesh qeto fjalë me ia thanë prindit tan… prej Strellcit e kanë marrë vajzën e tij e kanë çu në polici në Pejë. Ajo është revoltu, është fjalos me ta, në prezencë të prokurorisë e të policisë e krejt”, ka vijuar tutje Shkëlqimi.

Ai ka shtuar se, ata posedojnë dëshmi nga dëshmitar, janë kamerat dhe se ai nuk e di se në çfarë date munden me caktu shpalljen e aktgjykimit.

“Kena dëshmi të dëshmitarëve, janë kamerat qysh thash edhe më herët. Unë po mendoj që Gjykata veproi drejtë se.. po tham prapë po e kuptojna pozitën e avokatit, ai veç e ka ata detyrë e punon por duhet pak ma me ndërgjegje me punu. Sa i përket dënimit për ditën e sotme, po shpresojmë.. edhe nëse shtyhet edhe një vjet, dy, veç me kanë dënim i meritum. Nuk besoj se do të ketë përfundim ditën e marte. Do ta thotë prokurori fjalën përfundimtare, mbrojtësi i tij do ta bën kundërshtimin, tani nuk muj me ditë çfarë date munden me caktu shpalljen e aktgjykimit”, ka përfunduar Shkëlqimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat