Pula thotë se më 23 apo 24 qershor mund të merret vendimi për liberalizimin e vizave

Aktuale

Pula thotë se më 23 apo 24 qershor mund të merret vendimi për liberalizimin e vizave

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 23:53
Shqiprim Pula

Sot Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se liberalizimi i vizave po vjen.

Analisti, Shqiprim Pula tha se tashmë ka ardhur momenti që do të duhej të konkludohej një vendimmarrje e radhës në veçanti nga Franca.

“Tashmë ka ardhur në një moment ku do të duhej të konkludohej një vendimmarrje e radhës, në veçanti nga Franca. Gjermania për të disatënherë e ka konfirmuar se është pro një vendimi të tillë”, tha ai.

Sipas tij, në datën që do të mbahet Samiti i Unionit Evropian, potencialisht mud të merret një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Në datën e përcaktuar që do të mbahet Samiti i Unionit Evropian, potencialisht mund të merret një vendim, por nëse merret duhet të aprovohet brenda strukturës institucionale të Unionit Evropian dhe më pastaj duhet të kaloj tek shtet anëtare”, ka deklaruar Pula.

“Në kontinentin evropian në një pjesë  ka një luftë që po zhvillohet, ka kërcënime për një zgjerim potencial të asaj lufte. Fqinjët e Ukrainës ndihen të kërcënuar dhe mbi bazën e kësaj, Brukseli zyrtar, shtetet anëtare të Unionit Evropian janë zgjuar dhe kanë konsideruar si të domosdoshme një qasje më pro-aktive karshi Ballkanit Perëndimor dhe karshi nevojave të Kosovës në relacion edhe me Serbinë”, shtoi ai.

Aktualisht pritjet janë që një qartësim në lidhje me liberalizimin e vizave të ndodhë në samitin e BE-së që mbahet më 23 dhe 24 qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat