Analisti Xhevdet Pozhari ka njoftuar sot nëpërmjet një postimi në Facebook se është kërcënuar nga një zv/ministër i Qeverisë Kurti.
Ndërkohë që më vonë ka treguar se bëhet fjalë për Shemsi Sylën.
“Shemsi Syla ishte. Zv/ministër i mbrojtjes. Për një ironizim që kam bërë me deklarimin e tij se nuk kemi rreizk nga Serbia, apo diçka të ngjashme”, ka thënë Pozhari.
Tutje ai ka treguar se kërcënimi nga zëvendësministri i Mbrojtjes erdhi direkt në një restorant.
“Kërcënimi ishte direkt në një restorant. Ishin disa të njohur të përbashkët dhe po më vjen keq prej tyre. Në këtë mënyrë u bo kontakti i rastësishëm kur u përshëndetëm dhe ai shpërtheu ndaj meje”, shtoi ai.