Konfiskimi i pasurisë/ Kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu japin detaje - ja nga kush do fillojë Vettingu

Aktuale

Konfiskimi i pasurisë/ Kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu japin detaje - ja nga kush do fillojë Vettingu

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 12:58 Përditësuar në ora: 16:56 më 18.06.2022
Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti gjatë konferencës

​Kurti flet për veteranët, liberalizimin, marrëveshjen për energjinë...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës së sotme për media foli edhe për çështje të tjera, si kërkesave e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së që beneficioni i tyre të jetë në lartësinë e pagës minimale, paralajmërimet për liberalizim të vizave më 23 qershor, marrëveshjen e paralajmëruar me Serbinë për energjinë, deklaratat e Bërnabiqit për krimet e kryer nga Serbia në Kosovë si dhe heqjen e akcizës për naftën.

“VETERANËT”

Kurti u shpreh se gjatë javës së ardhshme do t’i dorëzojnë organizatave të dala nga lufta propozimin e tyre si zgjidhje për kërkesat e tyre . Duke kujtuar se neni që lidh beneficionin e veteranëve me pagën minimale është larguar, ka përsëritur kërkesën e tij se duhet të bëhet rregullimi i listave dhe se veteranët meritojnë më shumë se paga minimale.

Kurti: Propozimet për veteranët do t’i dorëzojmë gjatë javës së ardhshme

Propozimet me shkrim do t'i dërgohen sa më shpejtë që të mundemi, gjatë javës së ardhshme patjetër, dhe bashkë me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve jemi duke punuar në një propozim konkret, ofertë përmbajtjesore me shkrim, të qartë për organizatat e dala nga lufta. Jam i hapur dialog, për komunikim, për kontakte të rregullta, zyrën time e kanë të hapur për të gjitha takimet dhe dilemat që mund t'i kenë, por në të njëjtën kohë e shpreh edhe përkushtimin tim, jo vetëm me këtë çështje, se Qeveria e Kosovës është e interesuar që UÇK të trajtohet me dinjitet edhe sa i përket zhvillimit socio-ekonomik të vendit tonë, por edhe sa i përket aspektit institucional e demokratik të shtetit të pavarur të Kosovës. Pra, nuk duam rritje ekonomike e mirëqenie pa veteranët, dhe nuk duam demokraci e pavarësi pa veteranët, e duam me ta”, deklaroi Kurti.

LIBERALIZIMI I VIZAVE

Kurti ka refuzuar të flasë me data për liberalizimin e vizave ndërsa ka komentuar deklarimet e fundit se kjo çështje mund të marrë një epilog përfundimtar gjatë javës së ardhshme. Sipas tij, Kosova ka plotësuar më shumë kritere se çdo vend tjetër i rajonit ndërsa edhe imazhi i vendit është më i miri që pas shpalljes së pavarësisë.

Kurti: Nuk flas me data për liberalizimin e vizave

Nuk mund të flasë me data se kur liberalizohen vizat, në këtë samit apo në atë konferencë, sepse nuk është çështje e jona. Ne po i bëjmë me krejt çfarë dimë e mundemi më së miri detyrat tona të shtëpisë që janë edhe detyra evropiane. Ne ato po i bëjmë dhe shpresojmë më të mirën. Mirëpo, nuk mund të flasim në emër të tyre. As para zgjedhjeve, as në fushatë zgjedhore, as kur jam bërë kryeministër, ju nuk më keni dëgjuar mua duke dhënë data për liberalizim të vizave, sepse nuk varte prej neve. Ajo çfarë duhet ta theksojmë përditë është që moti i kemi plotësuar 95 kriteret që janë më shumë se dyfishi i numrit të kritereve për vendet e tjera të rajonit dhe që në muajin e ardhshëm shënojmë katër vjetorin e Komisionit Evropian që për herë të dytë, para 4 viteve, tha se Kosovës duhet t'i liberalizohen vizat”, u shpreh Kurti.

MARRËVESHJA ME SERBINË PËR ENERGJINË

Kurti ka sqaruar se për çfarë është biseduar mes palës serbe dhe kompanisë turke KEDS në lidhje me marrëveshjen për energjinë, që u tha se mund të arrihet gjatë javës së ardhshme, gjatë një takimi të paralajmëruar nga Lajçak mes kryenegociatorëve. Ai theksoi se kjo marrëveshje nuk ka të bëjë asgjë me çështjen e liberalizimit të vizave.

Kurti: Ditët në vijim janë vendimtare për marrëveshjen e energjisë

Vendosja e matësve të energjisë, mirëmbajtja e matëse, faturimi dhe inkasimi dhe këtë obligim ne e kemi përmbushur e që i referohet takimeve ndërmjet KEDS-it dhe palës serbe. Pra, vetëm në këtë aspekt ata kanë biseduar. Nuk do të ketë asnjë shërbim shtesë në fushën e distribucionit përtej këtyre katër shërbimeve që i përmenda dhe përtej katër komunave në veri të Republikës së Kosovës. Pra, në këtë aspekt kanë biseduar KEDS-i me palën serbe. Kjo ka ndodhur më 9 qershor, ditët në vijim në janë vendimtare për parë se a do të bëhet finalizimi i dakordimit për nismën e zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë, andaj duhet të kemi shumë kujdes që as me hamendesime, dhe as me gjysmë të vërteta apo çerek të vërteta të mos e dëmtojmë procesin në ditët në vijim, për shkak se po kërkohen pretekste për t'i ikur ose devijuar nga marrëveshja afër së cilës jemi si asnjëherë më parë”, shtoi Kurti.

DEKLARATAT E BËRNABIQIT

Kurti ka komentuar edhe deklaratat e homologes serbe Ana Bërnabiq që mohoi se në Kosovë ka pasur gjenocid si dhe ka zvogëluar numrin e të vrarëve dhe të përdhunuarve gjatë luftës së fundit. Shefi i ekzekutivit u shpreh se Serbia po dëshiron të minimizojë krimet e saj në Kosovë.

Kurti: Qasja e Beogradit është të minimizojnë krimet në Kosovë

Numri që e paska thënë ajo padyshim se është një zvogëlim, është një deformim, është e pavërtetë e padurueshme. Veç në varrezën masive në Batajnicë, janë zhvarrosur 744 kufoma shqiptare. Veç në një varrezë masive në Batajnicë…. Kam vërejtur që kryeministrja e Serbisë ka një tendencë që të thotë se kanë ndodhur krime por shumë më pak. Pra, ajo e kupton që është në pozicion i pambrojtshëm nëse thotë që nuk kanë ndodhur krime. Por çfarë përpiqet të bëjë është që të thotë se janë përdhunuar, janë vrarë, janë torturuar, janë dëbuar shumë më pak sesa ka qenë rasti. Por këtë qasje të Beogradit ne e kemi më herët në raport me Bosnjën kur edhe masakrën e Srebrenicës ka zyrtarë të Serbisë që nuk e mohojnë, por thonë që numri i tyre nuk është mbi 8 mijë siç është realisht, pra të njëjtën qasje sikurse ndaj Srebrenicës, duket e minimizuar humbjet, vuajtjet, viktimat, po e përdorin edhe në Kosovë”, u shpreh Kurti.

HEQJA E AKCIZËS DHE TVSH-së PËR NAFTËN

Kryeministri ka thënë se heqja e akcizës dhe TVSH për naftën nuk është një politikë e dobishme dhe rrezikon të shndërrohet në një super-profit për kompanitë. Ai përmendi se si po punojnë për të ndihmuar qytetarët.

Kurti: Heqja e TVSH-së dhe akcizës për naftën nuk është politikë e dobishme

Heqjen e TVSH-së dhe akcizës nuk e konsiderojmë politikë të dobishme sepse nuk iu ndihmon atyre që janë më së shumti në nevojë dhe rasti i Gjermanisë ka treguar që çfarëdo heqje e tatimit në derivate të naftës nuk i ndihmon më së shumti qytetarëve përkundrazi mund të rris fitimin e tregtarëve. Ne dëshirojmë që me politika sociale të ndihmojmë qytetarët e Republikës dhe jo duke bërë hamëndesime të cilat në fund shndërrohen super-profit për tregtarët dhe aspak lehtësime për qytetarët. Në veçanti jemi duke përcjellë me vëmendje naftën e cilën hyn në kufi, çmimet në dogana ditë për ditë dhe jemi duke përpiluar një udhëzim administrativ si Qeveri e Kosovës, lidhur me çmimet e naftës në Kosovë, këto ditë”, përfundoi Kurti.

Marrëveshja për energjinë me Serbinë, Kurti: Ditët në vijim janë vendimtare

Kryeministri Albin Kurti foli për një takim që KEDS dhe pala serbe kanë zhvilluar për energjinë. 

Ai tha se ata kanë biseduar për katër shërbimet që janë dakorduar edhe më herët.

“Ajo cka duhet të mbahet mend është që bëhet fjalë për katër shërbimet e dakorduara më herët, pra vendosja e matësve të energjisë, mirëmbajtja e tyre, faturimi dhe inkasimi dhe këtë obligim e kemi përmbushur e që i referohet takimit mes KEDS dhe palës serbe vetëm për këtë aspekt ata kanë biseduar. Nuk do të ketë asnjë shërbim shtesë në fushën e distribucionit përtej këtyre katër shërbimeve që i përmenda dhe përtej katër komunave në veri të Kosovës”, tha ai.

Kurti tha se në ditët në vazhdim janë vendimtare nëse do të ketë finalizim të marrëveshjes për energjinë me Serbinë, negocimin e së cilës e ka në dorë zëvendësi i tij Besnik Bislimi.

“Ditët në vijim janë vendimtare për të parë se a do të bëhet finalizimi i dakordimit për nisjen e zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë andaj duhet të kemi shumë kujdes që as me gjysmë të vërteta të mos e dëmojmë procesin në ditët në vijim përshkak se po kërkohen pretekste për të devijuar nga marrëveshja afër së cilës jemi afër. Më lejoni ta potencoj se kjo marrëveshje nuk lidhet me liberalizimin e vizave ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe e kemi rregulluar në masë të madhe imazhin e Kosovës”, tha Kurti.

Rritja e çmimit të naftës, deklarohet kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se heqjen e TVSH-së dhe akcizës nuk e konsiderojnë politikë të dobishme, sepse nuk iu ndihmon atyre që janë më së shumti në nevojë.

Ai këtu përmendi rastin e Gjermanisë, duke thënë se ky rast ka treguar që çfarëdo heqje e tatimit në derivate të naftës nuk i ndihmon më së shumti qytetarëve, por përkundrazi mund të rrisë fitimin e qytetarëve. 

Kryeministri ka thënë se në këtë çështje, Qeveria e tij dëshiron t’i ndihmojë qytetarët me politika sociale dhe “jo të bëjmë hamendësime që në fund shndërrohen në super-profit për tregtarët e aspak në lehtësime për qytetarët”. 

Ai paralajmëroi se janë duke e nxjerrë një udhëzim administrativ. 

“Po e përcjellim me vëmendje naftën që hyn në kufi, çmimet në dogana ditë për ditë dhe jemi duke e përpiluar një udhëzim administrativ si Qeveri e Republikës së Kosovës lidhur me çmimet e naftës në Kosovë këto ditë, mund të jetë shumë shpejt, por kurrsesi s’është larg”.

Kurti tha se e kanë në synim të mbrojnë konsumatorin, por tha se këtë do ta bëjë “aq sa mundemi” meqë nafta importohet.

“Njëkohësisht duhet të kujdesemi që tregu të mos deformohet, pra të ketë konkurrencë të barabartë dhe të mos na zëvendësohet mbrojtja e konsumatorit me një betejë ndërmjet tregtarëve me shumicë dhe atyre me pakicë”.

Liberalizimi i vizave, Kurti shprehet skeptik: Nuk mund të jap datë, s’varet nga ne

Kryeministri Albin Kurti ka folur para gazetarëve për 23 qershorin, datë kur Këshilli i BE-së mblidhet për një takim dy ditor në të cilin është përfolur se mund të ketë lëvizje përpara për liberalizimin e vizave.

Kurti u shpreh se Kosova ka plotësuar 95 kriteret për vizat por që për datën se kur liberalizohen s’mund të flasë pasi që ajo varet nga shtetet e BE-së.

“Ne moti i kemi plotësuar 95 kriteret që është më shumë sesa dyfishi i kritereve për vendet e rajonit. Gjithmonë është theksuar problemi me imazhin e Kosovës e tash gjatë këtij më shumë se një viti kemi punuar shumë dhe organizatat ndërkombëtare kanë thënë se imazhi i Kosovës s’është i para dy vjetëve.  Unë s’mund të flas për data se kur mund të ndodhë liberalizimi ne po i bëjmë detyrat e shtëpisë dhe po e bëjmë më të mirën por s’mund të flasim në emër të shteteve të BE-së”, tha ai.

Kurti tha se tash bëhen katër vjet prej kur Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave.

“Ajo cka duhet të theksojmë cdo ditë është se moti i kemi plotësuar kriteret dhe se muajin e ardhshëm shënojmë katër vjetorin që kur Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin për herën e dytë se Kosova i ka plotësuar krietere”, tha ai.

Kurti mesazh veteranëve të UÇK-së: Javën tjetër ua dorëzojmë ofertën, derën e keni të hapur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bashkë me ministrin Hekuran Murati, janë duke përgatitur një propozim konkret për veteranët e UÇK-së, që do t’iu dorëzohet atyre gjatë javës tjetër. 

Kurti ka thënë se kjo ofertë do të jetë përmbajtjesore dhe e qartë.

Gjithashtu ka thënë se ata do ta kenë derën hapur në kryeministri për të diskutuar për detaje.

“Propozimet me shkrim do t’iu dërgohen gjatë javës tjetër. Bashkë me ministrinë  Financave jemi duke punuar në një propozim konkret, ofertë përmbajtjesore, me shkrim, të qartë për organizatat e dala nga lufta. Jam i hapur për dialog e komunikim. Zyrën e kanë të hapur për gjitha dilemat që mund t’i kenë”, ka thënë kryeministri.

Flet Haxhiu, tregon se nga kush do të nisë Vettingu fillimisht

Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sapo është kthyer nga seanca plenare e Venecias, në të cilën janë votuar koncept opinionet edhe për këtë çështje. 

Haxhiu njoftoi se këto nisma janë mbështetur nga anëtarë të Komisionit të Venecias dhe ka zbuluar një pjesë të draft-opinionit.

“Në draft-opinionin që së shpejti pritet të bëhet publik, konstatohet nevoja e domosdoshme për të pasur reformë në drejtësi. Në konstatimet e Komisionit të Venecias rekomandohet ndërmarrja e veprimeve për ndryshimet e nevojshme ligjore dhe kushtetuese në mënyrë që të arrihet rezultati i synuar për një gjyqësor me integritet profesional dhe efikas. Komisioni rekomandon fillimisht verifikimin e niveleve të larta në gjyqësor dhe prokurori përmes një mekanizmi të jashtëm, niveleve të larta, pra duke filluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës. Si dhe kryetarëve të të gjitha gjykatave dhe kryeprokurorëve të të gjitha prokurorive themelore. Për të vazhduar më pas me vlerësimin e rregullt të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga këshillat tashmë të verifikuar" 

Haxhiu tha se do të ketë Vetting dhe atë të plotë, “siç duhet” dhe duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë.

“Mungesa e besimit, korrupsioni gjyqësor, stërzgjatja e gjykimeve, mungesa e efikasitetit të mekanizmave disiplinor, nepotizmi dhe së fundi edhe problemet me përzgjedhjen e procesit të kryeprokurorit të shtetit, njëjtë si në gjetjet tona edhe në ato ndërkombëtare, janë konstatuar gjithashtu nga Komisioni i Venecias që e justifikojnë këtë ndërmarrje të rëndësishme reformuese”. 

Ministrja tha se do të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë edhe me Këshillin Gjyqësor edhe atë Prokurorial, që këto reforma sa më shpejt të jetësohen.

Kurti flet për dialogun me Serbinë: Nuk ka zyrtarë në Bruksel që nuk e pranojnë se duhet të përfundojë me njohje

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për dialogun me Serbinë dhe deklarimet e kryeministres serbe Brnabiq se Serbia s’e njeh Kosovën nëse e ka kusht anëtarësimin në BE.

Kurti tha se s’ka zyrtarë në Bruksel që nuk e pranojnë se marrëveshja nënkupton njohjen reciproke.

“Së pari duhet ta keni parasysh që zyrtarët e lartë të Serbisë rregullisht nëpër forume i mohojnë krimet e kryera në Kosovë. Së dyti është e qartë se tashmë dialogu me Serbinë nuk është i shtrirë në një proces që stërzgjatet ku premtohet njohja pas koncensioneve të Kosovës sic ka ndodhur por dialogu është i shtruar për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër e ka njohjen reciproke.

Ka zyrtarë në BE  që e thonë më qartë këtë ka të tjerë që kanë rezerva por nuk ka zyrtarë në Bruksel të tillë të cilët nuk e kuptojnë dhe nuk e pranojnë që normalizimi i plotë padyshim që e nënkupton njohjen reciproke”, ka thënë ai.

Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, Kurti: Morëm dritën jeshile nga Komisioni i Venecias

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Rivlerësimin e verifikimin e aftësive të krerëve të pushtetit gjyqësor dhe prokurorial e nisim me mekanizma të jashtëm, të pavarur nga çdo ndërhyrje.  

Sot jemi këtu për të prezantuar Vettingun dhe konfiskimin e  pasurisë së pajustifikueshme. Të dy këto të vlerësuara lartë nga Komisioni i Venecias që Qeverisë së Kosovës ia ka falur besimin profesional për të jetësuar reformën e premtuar.

Komisioni i Venecias na bind që reformat janë adekuate dhe në pajtim me politikat e shteteve demokratike”, ka thënë kryeministri Kurti në konferencë për media.

Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu mbajnë konferencë për media

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbajnë konferencë për media.

Bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 13:00.

Pritet që Kurti dhe Haxhiu të flasin në lidhje me Komisionin e Venecias për Vettingun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat