Ministria e Mbrojtjes e Rusisë cituar nga Ambasada Ruse në Tiranë thonë se 42 shqiptarë janë vrarë duke luftuar në Ukrainë deri më tani.
Selia diplomatike e Rusisë në vendin tonë publikoi një listë me numrin e luftëtarëve të huaj që sipas saj po luftojnë në Ukrainë.
Në tabelën e bërë publike, pretendohet se në Ukrainë kanë shkuar që nga shkurti 150 luftëtarë nga Shqipëria, prej të cilëve 42 kanë humbur jetën dhe 40 janë larguar.
Po ashtu, sipas autoriteteve ruse, mercenare që po luftojnë në Ukrainë kanë shkuar edhe nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut.
Mirëpo përtej shifrave të pretenduara nga autoritetet ruse, asnjë institicion ligjzbatuese në vendin tonë nuk ka konfirmuar viktima shqiptare në territorin ukrainas gjatë këtyre muajve.
Sikurse në mediat shqiptare deri me tani nuk ka pasur denoncime publike për zhdukjen e ndonjë shqiptari në Ukrainë.
Kësisoj, mbetet për tu verifikuar informacioni i paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, për vdekjen e dhjetera mercenareve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut në luften mes Ukraines dhe Rusisë.