Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim pjesëmarrësit e konferencës së parë parlamentare ndërkombëtare "E ardhmja e transportit", ku u bisedua për marrëdhëniet e mira ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe vendeve pjesëmarrëse në konferencë, si dhe potencialin e mundësitë e forcimit të bashkëpunimit.
Kryeministri Kurti theksoi progresin e shënuar gjatë këtij viti në indikatorët ekonomikë dhe ata të demokracisë, për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë.
Dhe për synimet e Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.
Ai veçoi investimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hekurudha, politikën energjetike 2022-2030 për Kosovën dhe prioritetet e qeverisë për investime në energji të ripërtëritshme.