Maxharraj publikon videon e cila e “përplas për tokë” Isa Mustafën: Tradhtoi LDK-në dhe elektoratin

Aktuale

Maxharraj publikon videon e cila e “përplas për tokë” Isa Mustafën: Tradhtoi LDK-në dhe elektoratin

Nga: A.SH Më: 19 qershor 2022 Në ora: 09:17
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Profesori Binak Maxharraj, ka postuar videon kur Isa Mustafa deklaronte se nuk do të bënte koalicion me Hashim Thaçin.

Sipas tij, Mustafja jo vetëm që tradhtoi LDK dhe elektoratin por edhe porosinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili kishte thënë që Thaçi në pushtet është i rrezikshëm për shtetin.

Shkrimi në Facebook:

Miq të mi, dëgjone të paftyrin, apo njeriun me dy fytra Isa Ajatullah Mustafën se çka thotë për PDK, për Thaçin, kurrë koalicion me PDK.

Njerëzit e tillë labil jo që nuk e mbajnë fjalën por edhe e hanë fjalën.

Nuk shkoj as dy muaj pas zgjedhjeve dhe fill e tradhtoi anëtarisnë dhe elektoratin e LDK dhe lidhi koalicion me PDK, SHIK etj.

Bile, shkoi aq larg ky far teveqel akademiku sa që e tradhtoi edhe porosinë e presidentit Ibrahim Rugova kur thoshte: Kurrë mos e ngritni Thaçin në pushtet se është i rrezikshëm për shtetin.

Dhe, me votën e LDK e zgjodhi Thaçin për president. Këta të dy nuk i ka bashku partia por parusia, krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Për më shumë dëgjone me vëmendje këtë video e cila e përplas për tokë Isa Mustafën.

Ky është mjerimi i tij politik dhe intelektual. Ruaje Kosovën nga njerëzit e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat