Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë ka reaguar për vdekjen e Ardonit Pozharit, vëllait të Xhevdet Pozharit, i cili ishte aktivist i kësaj partie.
LVV u shprehu ngushëllime familjarëve dhe miqëve të Ardonitit.
“Ndarja nga kjo botë në këtë moshë të re na dhemb të gjithëve. Ardoniti ka qenë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët, i shoqërueshëm me të gjithë, aktiv në çdo moment, i mbushur plot shpresë dhe dashuri për vendin.
Ngushëllime familjarëve dhe të gjithë miqëve të Ardonitit”, thuhej në njoftimin në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Me pikëllim morim lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tonë dhe aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ardonit Pozhari.
Ndarja nga kjo botë në këtë moshë të re na dhemb të gjithëve. Ardoniti ka qenë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët, i shoqërueshëm me të gjithë, aktiv në çdo moment, i mbushur plot shpresë dhe dashuri për vendin.
Ngushëllime familjarëve dhe të gjithë miqëve të Ardonitit.