Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë pasdite ka qëndruar për vizitë tek familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Rama e ka vizituar së bashku me disa ministra të tij, derisa është pritur nga djali i Hashim Thaçit, Endriti dhe disa familjarë të tij.
Gjatë bisedës, i pari i Shqipërisë, ia bëri një dhuratë babait të Thaçit, stemën e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

Derisa babai i Thaçit, Haxhiu i dhuroi Ramës, stemën e UÇK-së.
Një dhuratë tjetër e mori edhe nga nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ia dha flamurin e UÇK-së.