​Haxhiu thotë se do të ketë verifikim të listave të veteranëve

Aktuale

​Haxhiu thotë se do të ketë verifikim të listave të veteranëve

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 23:34
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se do të ketë verifikim të listave të veteranëve.

Ajo ka shkruar në Instagram se kushdo qoftë që edhe një minutë e ka mbajtur uniformën e UÇK-së, meriton përulësi, respekt dhe mbështetjen nga shteti, por jo edhe ata të cilët nuk kanë qenë në luftë.

Do të ketë verifikim të listave të veteranëve.

Ata nëse nuk tërhiqen, duhet të largohen nga lista, sepse është dëm i madh i së kaluarës, tashmes dhe së ardhmes”, ka shtuar Haxhiu.

Image
Albulena Haxhiu/instastory
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat