E thotë Blerim Latifi: Edi Rama dje u taka me miqtë e Ballkanit të Hapur, sot ka takim me armiqtë e tij

Aktuale

E thotë Blerim Latifi: Edi Rama dje u taka me miqtë e Ballkanit të Hapur, sot ka takim me armiqtë e tij

Nga: N. Sh. Më: 20 qershor 2022 Në ora: 09:38
Blerim Latifi

Profesori universitar dhe analisti politik, Blerim Latifi ka shkruar për vizitën e kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Ramës në Kosovë.

Ai shkruan se dje Edi Rama është takuar me miqtë e Ballkanit të Hapur, kurse sot do të takohet me armiqtë, të cilët janë Qeveria e Kosovës.

Latifi thotë se Ballkani i Hapur ka përça shqiptarët, pra Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai shkruan se Shqipëria nuk mund të ecë tutje duke injoruar problemin e madh të Kosovës me Serbinë.

Postimi i plotë:

Është e dukshme se "Ballkani i Hapur" i ka përça ndjeshëm shqiptarët, Prishtinën dhe Tiranën. Dita e parë e qëndrimit të Ramës në Kosovë ishte vizitë miqve të Ballkanit të Hapur. Sot ka takim me armiqtë e Ballkanit të Hapur, të cilët janë vetë qeveria e Kosovës.

Urojmë që mbledhja e përbashkët e dy qeverive të mos jetë vetëm formalitet i mikromarrëveshjeve, por të shërbejë edhe për të mbyllur hendekun politik midis dy shteteve shqiptare!

Por që kjo të ndodh duhet bërë dy gjëra, të cilat shqiptarët rëndom kanë vështirësi t'i bëjnë: t'i frenojnë inatet e tyre personale me njëri-tjetrin dhe dallimet politike të mos i kuptojnë si dallime midis patriotëve e tradhëtarëve.

Shqipëria nuk mund të ecë tutje përpara duke injoruar problemin e madh të Kosovës me Serbinë, por as Kosova nuk mund të fuqizohet duke pasur raporte të ftohta me Shqipërinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat