Ministri austriak Shalenberg: BE të ju jap statusin e kandidatit Kosovës

Aktuale

Ministri austriak Shalenberg: BE të ju jap statusin e kandidatit Kosovës

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 10:31
Aleksander Shalenberg

Ministri austriak i punëve të jashtme Aleksander Shalenberg shpreson se në Samitin e ardhëm të BE-së dhe vendeve të Ballkanit do të dërgohet sinjal i qartë jo vetëm në drejtimin lindjes , por edhe në jug-lindje të Evropës.

Shalenberg në panelin e diskutimeve në kuadër të tubimit të sivjetshëm të Këshillit të Evropës  për politikë të jashtme në Berlin, nënvizoi se nëse BE lëshon sinjal lindjes, duhet të përmbush edhe përgjegjësinë e vetë gjeo-politike ndaj jug-lindjes së Evropës.

Ai theksoi se Ukraina nuk është në konkurrencë me shtetet e Ballkanit perëndimor, por se bëhet fjalë për besueshmërinë e BE-së në arritjen e përparimit edhe për shtetet në jug-lindje të Evropës, të cilave BE iu premtoi në Selanik para 19 viteve.

Shalenberg u deklaruar pro dhënies së statusit të kandidatit edhe për Kosovën edhe BeH.

"Kemi përshtypje se po e humbim Ballkanin” sqaroi Shalenberg, duke shtuar se në Serbi përshtypjet ndaj BE-së janë më negative dhe shumica refuzon BE-në.

"Ky nuk është oborr në prapavijë të BE-së, por është qendra, andaj duhet të veprojmë, kjo është detyra jonë më e rëndësishme strategjike që kemi përpara vetes”, tha ai.

Nuk e kuptoj pse Kina blen autostrada në rajon e ne vetëm vëzhgojmë, shpesh nuk e kuptoj këtë logjikë, tha Shalenberg.

Pa stabilitet edhe siguri të përhershme në lindje edhe jug-lindje të Evropës nuk do ketë as në qendër të Evropës, tha ai.

"Nëse veprojmë fuqishëm në Ukrainë edhe Moldavi, këtët duhet ta bëjmë edhe në Ballkan”, tha Shelenberg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat